Pas një debati të gjerë e të gjatë, me tone kundërshtuese, deputetët e pranishëm në kuvend, me shumicë votash, 60 për, 35 kundër dhe 2 abstenime, kanë miratuar në parim buxhetin. Gjithsej të pranishëm kanë qenë 102 deputetë.
LDK-ja, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, ka dalë me propozimin e saj për një buxhet alternativ.
Qeveria, si sponsore e buxhetit e ka prezantuar atë si buxhet të zhvillimit, ndërsa opozita, si buxhet të premtimeve të gabuara elektorale.