Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se kanë ndaluar shitjen në internet të një këlyshi 3 muajsh të ariut të murrmë, shkruan “Washington Post”, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka dhënë zëdhënësja e Ministrisë së Mjedisit, Ana Kekezi. Një bari kishte gjetur një ari të ngecur në malet e fshatit Shën Meri, 35 kilometra në lindje të Tiranës dhe e kishte hedhur në shitje në internet. Autoritet shqiptare e kanë ndalur shitjen e tyre dhe e kanë dënuar bariun.
Ariu më pas është dërguar në Kopshtin Zoologjik, ku më pas ai pritet të lihet i lirë.
Rreth 50 arinj përdoren në restorante dhe resorte ose nga persona që marrin para, ku njerëzit paguajnë që të dalin në foto me arinjtë.
Vitin e kaluar 16 arinj ishin dërguar në Kosovë, Greqi, Gjermani, Itali e Bullgari për t’i strehuar.