Kryeekonomisti i Bankës Botërore Ron Hood gjatë raportit të prezantuar në një video-konferencë theksoi se vendi ynë përcaktohet shumë pranë zonës së rriskut.
Ndërkohë më konkretisht në lidhje me ecurinë ekonomike Erjon Luçi ekonomist I Bankës Botërore në Shqipëri tha se çdo gjë do të varet prej krizës në vendet e rajonit.
Sipas Luçit rritja ekonomike për vendin tonë në vitin 2012 shkon tek 2 për qind.
Raporti i rekomandon 6 vendeve të Europës Juglindore që të tregojnë maturi fiskale dhe të konsolidojnë më tepër shpenzimet.