Një veturë ka shkelur të shtunën në Bagnes të Valisit një grua 33 vjeçare nga Kosova, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda. Viktima, së bashku me dy fëmijët e saj, po ecte rrugës kur vetura e një francezi 49 vjeç, nga shkaqe ende të panjohura ka goditur atë.
Të dy fëmijët kanë shpëtuar pa lëndime ndërsa nëna e tyre është dërguar urgjentisht me helikopter në Spitalin Universitar të Lozanës.
Policia kantonale e Valisit kërkon dëshmitarë që mund ta kenë parë zhvillimin e ngjarjes. Ata mund të njoftojnë policinë në këtë numër: 027 / 326 56 56 ose në stacionin më të afërm policor.