Draft-programi i Qeverisë së re në Maqedoni që është paraqitur në Parlament në fushën e shëndetit, thotë se menjëherë do të fillojnë përgatitjet për futjen e kujdesit spitalor falas për të gjithë personat e siguruar.
Për më tepër, qeveria e re planifikon të rrisë pagën bazë të të gjithë punëtorëve shëndetësorë, e cila pritet të dyfishohet deri në fund të mandatit.
Deri në vitin 2020, pagat e mjekëve specialistë në kujdesin shëndetësor terciar do të rriten minimum deri në 1.600 euro.