Autoritetet zvicerane po përpiqen të gjejnë përgjigjen e pyetjes nëse ekstremistët e djathtë gjermanë kanë kryer serinë e vrasjeve me një pistoletë të prodhimit zviceran ose jo.
Bëhet fjalë për një seri vrasjesh të kryera nga ekstremistët e përmendur, me ç`rast në Gjermani janë vrarë së paku dhjetë persona.
Pistoleta e dyshuar, siç shkruan gazeta Tages Anzeiger, është e një marke nga e cila ekzistojnë gjithsej 24 ekzemplarë. Që të gjitha, 24 pistoletat në fjalë, fillimisht qenë dërguar në kantonin Solothurn.
Një zëdhënëse e Entit Federal të policisë ka thënë për medie se autoritetet e Zvicrës po e verifikojnë numrin serik të armës.
Aktualisht në Gjermani, nën ndikimin e rastit, po zhvillohet debati nëse partia e ekstremit të djathtë NDP duhet të ndalohet ose jo.