Para hyrjes në tunelin e Gotthardit (Nordportal), ngecjet e trafikut, të shtunën llogariten në një gjatësi prej rreth 3 kilometrash.Nesër pritet deri në dymbëdhjetë kilometra të shkaktojnë ngecjet e trafikut.
Tani të gjithë po kthehen, pak para orës 11:00, këtë mëngjes, ngecjet e trafikut filluan në veri të Gotthardit. Kjo korrespondon me një periudhë pritjeje prej rreth 45 minuta.
Ngecjet në trafik do të rriten vazhdimisht nga tani e tutje duke shënuar kulmin deri në 9 kilometra deri në orën 18:00. Këtë e tregon Viasuisse. Mëngjesi të dielen mund të sjell deri 12 kilometra kolona atë automjeteve në Gotthard.
Ata që dëshirojnë të shmangin pritjet e gjata kanë disa alternativa: përveç rrugës alternative A13, nëpërmjet San Bernardino, disa kalime janë të hapura.