Viti 2016 ishte shumë i suksesshëm për këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Por, ato nuk e kanë ndërmend të ndalen, duke synuar tjera suksese, shkruan albinfo.ch.
Ora ka publikuar këngën e saj më të re, “Your Song”. Kjo ishte kënga e parë për të pas një viti.
Ajo e ka shpërndarë këngën në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente pozitive.
https://www.youtube.com/watch?v=i95Nlb7kiPo
Edhe këngëtarja tjetër, Dua Lipa, ka publikuar këngën e saj më të re, që titullohet “Lost in your light”.
Këtë këngë ajo e ka realizuar në bashkëpunim me këngëtarin Miguel. Ajo pritet që më 2 qershor të sjellë albumin e parë në karrierën e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=r-AuLm7S3XE