Gjatë vitit të kaluar është shënuar një rënie e dukshme e investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës. Kështu ka njoftuar Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), sipas të cilës, Investimet e Huaja Direkte (IHD) arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë euro të regjistruar në vitin 2015.
Këto statistika BQK i ka paraqitur në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë.
“Në kuadër të strukturës së Investimeve të Huaja Direkte, me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.