Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka falënderuar diasporën shqiptare për interesimin e madh për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, raporton albinfo.ch.
Me anë të një komunikate për media, anëtarët e KQZ-së shprehën falënderim për interesimin e madh të diasporës për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, ndërsa inkurajuan shërbimin e votuesve për të shqyrtuar të gjitha aplikimet e pranuara.
Sipas të dhënave të KQZ-së numri i aplikacioneve për regjistrim për të votuar është 11 mijë e 818 aplikacione.