Një serb është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga të shtënat, që shpërthyen pas përleshjes ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në të Mitrovicës, ka njoftuar policia.
Raportohet se gjendja e dy të plagosurve, prej të cilëve njëri është polic, është serioze.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka deklaruar se personi Sava Mojsiq, vdiq nga plagët sot herët në mëngjes, në spital, pas operacionit, i cili zgjati disa orë.
Mjekët kanë deklaruar se Mojsiq ishte plagosur nga shpërthimi i të shtënave me armë zjarri, nga përleshjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Polica, bërë të ditur se po i heton detajet se çka e shkaktoi këtë përleshje dhe kush kishte shtënë me armë zjarri, raporton AP.
Qeveria e Kosovës dhe Presidenca e kanë dënuar incidentin dhe kanë kërkuar qetësi nga të dyja palët.