Mërgimtarët sa herë që dëshirojnë të vijnë në Kosovë ballafaqohen me pritje të gjata në kufi.
Kjo kishte ndodhur viteve të kaluara, madje edhe në pushimet e festave kur temperaturat ishin shumë të ulëta, por po ndodh edhe tani kur ata dëshirojnë të vijnë për pushimet e verës.
Siç raporton “KosovaPress” se vetëm gjatë ditës së diel në kufirin Serbi-Hungari janë krijuar radhë të gjata të mjeteve të udhëtimit, derisa pritjet e mërgimtarëve kanë kaluar më shumë se 10 orë, përcjell albinfo.ch.
Kolonat kanë qenë të gjata edhe gjatë orës së mbrëmjes. Siç dihet një numër i madh i bashkatdhetarëve kalojnë pushimet në Kosovë, por po ballafaqohen me pritje të gjata në kufi.