Një Boeing 767 i kompanisë polake Airlines Lot zbarkoi pa rrota të martën, më 1 nëntor, në aeroportin e Varshavës. Imazhet e aterrimit emergjent kanë kapluar mbarë botën. Një video tregon këto çaste nga brenda avionit.
Në video, të filmuar me telefon nga pasagjeri Aleksandër Ryszko, dëgjohet kapiteni duke u shpjeguar udhëtareve se do të bëjnë një aterrim pa rrota dhe duke dhënë urdhër për të qëndruar në pozitë të sigurisë. Pastaj dëgjohen 227 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit duke duartrokitur.