Futbollistët shqiptarë tashmë janë protagonistë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.
Jahmir Hyka ishte titullar për San Jose që barazoi 1:1 kundër Orlandës, ku luan ylli brazilian Ricardo Kaka.
Në xhiron e kaluar Hyka kishte humbur nga Shkëlzen Gashi me rezultat 3:0.
Por, Gashi kësaj radhe me Colorado Rapids kanë dëshpëruar. Ata kanë pësuar humbje nga Chicago Fire me rezultat 3:0. Në Chicago luan ylli gjerman, Bastian Schwainsteiger.
Gashi luajti 90 minuta në këtë përballje.