Pas një ‘agjërimi’ Shkëlzen Gashi i është rikthyer golave. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola kundër San Jose, ku paraqitet Jahmir Hyka, shkruan albinfo.ch.
Colorado fitoi me rezultat 3:0, derisa dy gola në këtë përballje i shënoi Gashi. Ai realizoi në minutën e 29-të dhe 56-të. Këto ishin golat e parë të sulmuesi kuqezi këtë edicion në Kampionatin amerikan.
Ai edicionin e kaluar kishte shkëlqyer, duke qenë lojtari kryesor. Colorado nuk po kalon formë aspak të mirë, megjithatë, me kthimin e Gashit në ekip pas lëndimit, kjo skuadër pritet t’i kthehet rezultateve pozitive.
Colorado është e fundit në renditje me vetëm shtatë pikë nga nëntë ndeshje.
https://web.facebook.com/MLS/videos/10155338068918887/