Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusar-Lila, kanë takuar shefin e zyrës ndërlidhëse të Kinës në Prishtinë, Ma Lihui.
Pacolli, në takim ka prezantuar idenë e krijimit të zonave të lira ekonomike në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian.
“Në këto zona, ne e mirëpresim për shumë arsye praninë e kapitalit dhe industrisë kineze. Ne ju ofrojmë të gjitha mundësitë, që ndërmarrjet e mëdha kineze të vijnë dhe të punojnë këtu”, ka deklaruar Pacolli.
Ai ilustroi me shembuj mundësitë e shumta që krijohen për këtë kapital në Kosovë, një vend me status preferencial ekonomik për BE-në dhe SHBA-në.
Kurse, Ma Lihui e ka vlerësuar lart interesimin e zëvendëskryeministrit Pacolli dhe të ministres Kusari për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.