Mediat britanike janë të shqetësuar për numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe, sidomos fëmijëve. Harroni Sirinë dhe Irakun, një nga tetë fëmijët janë nga Shqipëria që nuk është në luftë, shkruan “Daily Mail”.
Siç shkruan e përditshmja angleze në përgjithësi janë 3175 fëmijët të pashoqëruar nga askush dhe që kanë kërkesë për strehim, përcjell albinfo.ch.
405 prej tyre, ose 13 për qind, u kryen nga të rinj nga Shqipëria. Ministrat janë përballur me akuza se pse lejuan kaq shumë fëmijë të vendosen në Britaninë e Madhe, madje është e paqartë se pse ky numër i madh vjen nga Shqipëria, një vend që nuk është në luftë.
Për dallim nga vendet e luftës, ata nga Shqipëria largohen për shkak të papunësisë apo gjendjes së rëndë ekonomike.
63 000 fëmijë të pashoqëruar kanë aplikuar për azil në shtetet e BE-së vitin e kaluar.