Ministri Ibrahim Makolli, ka thënë se përkundër kufizimeve që kushtëzohen nga një buxhet relativisht i vogël, i ndarë nga qeveria, ministria tashmë ka përcaktuar edhe prioritetet e veta.
Hartimi dhe zbatimi i politikave shtetërore në raport me diasporën është prioritet i Ministrisë, ka theksuar ministri Ibrahim Makolli.
Duke pase parasysh mundesitë buxhetore të Kosovës, ministri Makolli, ka bërë të ditur se një pjesë e objektivave të kësaj ministrie mund edhe të mos realizohen.
Por, Makolli është shprehur optimist se në fazën e shqyrtimit të buxhetit për vitin 2012 mund të ketë mjete financiare shtesë për Ministrinë që ai e drejton.
Qeveria e Kosovës ministrisë së diasporës për vitin 2012 i ka ndarë një shumë prej mbi 1 milion euro, që nga ministri Ibrahim Makolli konsiderohet relativisht i vogel krahasuar me buxhetin e ministrive tjera.