Bashkimi Evropian miratoi një vendim që lejon Austrinë, Gjermaninë, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në zonën Shengen, të paktën edhe gjashtë muaj t’i vazhdojnë kontrollet kufitare, në mënyrë që të përballojnë fluksin e refugjatëve.
Ky vendim kërkon që këto vende të jenë të koordinuara me vendet fqinje, në mënyrë që të zbatojnë kontrolle më efektive kufitare, përcjell albinfo.ch.
Anëtarët e zonës Shengen: Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, kontrollin kufitar e kishin filluar në fund të vitit 2015. Në të njëjtin vit në Evropë kanë hyrë më shumë se një milion refugjatë.