Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kroacisë kanë nënshkruar sot në Zagrep një marrëveshje për ekstradim, në kuadër të bashkëpunimit të të dy palëve dhe fushën e drejtësisë.
Marrëveshja është nënshkruar midis ministrit të Maqedonisë për Drejtësi, Blerim Bexheti, dhe homologut të tij kroat, Drazen Bosnjakovic.
“Kjo marrëveshje është e rëndësishme jo vetëm për vendet tona dhe qytetarët , por edhe rajonin me të cilën do të mundësojë luftë më efikase kundër krimit të organizuar.Me këtë marrëveshje e ngushtojmë hapsirën për veprim të kriminelëve të cilët nuk mund të mbrohen nga legjislacioni kombëtarë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, transmetojnë mediet e Shkupit..