Besart Berisha ka qenë i pafat, pasi nuk arriti të fitojë titullin e kampionit në Australi, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi nga Prishtina shënoi në ndeshjen finale për skuadrën e tij, Melbourne Victory ndaj Sydneyt, por koha e rregullt përfundoi 1:1.
Berisha realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 20-të. Në penallti Syndey ishte më e mirë dhe u shpall kampione.
Berisha ishte i pesti në radhë për të ekzekutuar penalltinë, por që Sydney triumfoi dhe nuk i erdhi radha.
Ky ka qenë një edicion shumë i suksesshëm për sulmuesin shqiptar, pasi fitoi ‘Këpucën e Artë’. Berisha gjithashtu theu rekordin e golave në Australi, derisa ka shënuar mbi 100 gola për të hyrë në histori si shënuesi më i mirë në futbollin australian.