Etrit Berisha ka shkëlqyer këtë sezon për Atalantën, duke e ndihmuar që të arrijë sukses historik, duke u kualifikuar në Ligën e Evropës, raporton albinfo.ch.
Megjithatë, portieri nga Prishtina është i huazuar nga Lazio, që kërkon 7.5 milionë euro për gardianin kuqezi.
Atalanta nuk dëshirojë të paguajë këtë shumë kaq të madhe, derisa Lazio nuk lëshon pe. Të dy skuadrat kanë siguruar garat evropiane për sezonin e ardhshëm dhe varësisht se në cilën skuadër do të luajë, do të paraqitet në garat evropiane.