Në renditjen të re të publikuar nga FIFA, Përfaqësuesja e Zvicrës nuk ka pësuar ndryshime, duke mbetur në vendin e nëntë në botë, shkruan albinfo.ch.
Për Zvicrën luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Shani Tarashaj, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, të cilët janë kyç te helvetikët.
Ndërkohë, Shqipëria nuk ndryshon renditje duke mbetur në vendin e 66-të me 533 pikë.
Rënie ka pësuar Kosova. Përfaqësuesja e Kosovës ka zbritur dy pozita, për t’u pozicionuar në vendin e 172, me 112 pikë.