Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho vazhdon të ketë suksese në karrierën e saj ndërkombëtare. Pas suksesit në Londër, Bolonjë, Nju Jork e Paris, ajo me rolin e saj të Cio -Cio San në operën “Madame Butterfly”, do të performojë edhe në Uashington, shkruan “operawire.com”, përcjell albinfo.ch.
Ajo është paraqitur me shumë sukses në teatrot e Italisë, derisa ishte shumë e suksesshme edhe në Londër, duke marrë shumë kritika pozitive.
Jaho është një soprano jashtëzakonisht e talentuar dhe publiku amerikan do të ketë mundësinë që ta shoh nga afër dhe të mahnitet me zërin e saj.
Më 5 maj do të jetë premiera e operës “Madame Butterfly” në Operën Shtetërore të Uashingtonit, ndërsa në datat 6, 8 , 10 , 13 , 15, 18 dhe 20 maj sopranoja do të vijojë të interpretojë rolin e saj në këtë opera.