Siç vlerësojnë analistët, kandidatja e Frontit Nacional (Francë), Marine Le Pen, ka evoluar në raport me euron.
Ajo njoftoi se nëse fiton në zgjedhje, Franca do të ketë monedhën e vet dhe jo monedhën e përbashkët evropiane.
“Ne do të kemi monedhën tonë nacionale si çdo shtet, dhe jo një monedhë të përbashkët. Pra, kjo është kaq e thjeshtë. Euroja është e vdekur”, tha ajo.
Le Pen tha se euro ka ndikuar negativisht në Francë dhe çoi në papunësi të madhe.
Ajo thotë se ajo duhet të ketë monedhën e vet dhe kontrollin e ekonomisë.
Le Pen premtoi se do t’i bëjë thirrje BE-së që euroja të zëvendësohet me monedhën kombëtare që do të përdoret nga kompanitë e mëdha.