Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se është bërë ulja e normave të interesit për pagesat e vonuara tatimore, rimbursimet e vonuara dhe ri-pagesat e tatimit të inkasuar nga Administra Tatimore e Kosovës.
Vendimi i dytë sipas tij, ka të bëjë me themelimin e grupit punues për krijimin e bazës ligjore për krijimin e Divizionit të Ankesave, që do të jetë pjesë e sistemit gjyqësor.Qëllimi i këtij divizioni është shkurtimi i pritjeve të bizneseve për zgjidhjen e ankesave. Ndërsa vendimi tjetër, ka të bëjë me thjeshtësimin e Procedurave Administrative Doganore, duke reduktuar numrin e dokumenteve për kalimin e mallit mes kufijve.
Nga 8 deri në 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tani për zhdoganimin e mallit, do të jenë të nevojshme vetëm 3. Në mesin e këtyre reformave, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka përmendur edhe ligjin për Akcizën e Produkteve të Duhanit.