Një projket i tillë është vlerësuar si një hap i rëndësishëm për përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.
Punëtoria për përpunimin e ushqimit është projekt i financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Swiss Contact. Ministri i Arsimit i Kosovës, Ramë Buja, me këtë rast ka falënderuar miqtë zviceran për ndihmën e dhënë ndaj edukimit dhe arsimit në Kosovë.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës Isa Mustafa hapjen e kësaj punëtorie e cilësoi si hap të rëndësishëm për përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.
Menaxheri i projektit, Piter Porten duke treguar rëndësinë e hapjes së kësaj punëtorie ka përmendur kontributin e ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, tashmë të ndjerit Remzi Salihu.
Ndërsa për ndihmën e dhënë për zhvillimin e shkollës së mesme të Bujqësisë, “Abdyl Frashri”, drejtori i kësaj shkolle Nexhmi Leci nderoi menaxherin e projektit të punëtorisë për përpunimin e Ushqimit, Piter Portman, me mirënjohje të veçantë.
Swiss Contact për një dekadë ka ndihmuar shumë Kosovën në zhvillimin e Arsimit profesional duke investuar rreth dhjetë milion euro për në këtë drejtim.
Gjithashtu, Swiss Contact-i është duke e bërë një punë të rëndësishme për përgatitjen e të rinjve për punë.