Armando Sadiku dhe Egzon Alioski nuk kanë të ndalur në Superligën zvicerane, ku kanë shënuar sërish, shkruan albinfo.ch.
Kjo dyshe i ka dhënë shpresa Luganos për një vend në garat evropiane. Lugano ka fituar si mysafir i Young Boys, duke fituar 2:1.
Futbollisti shqiptar, i cili luan për Maqedoninë, Alioski ishte ai që realizoi golin e parë, duke dërguar topin në fundin e rrjetës pas një asistimi nga ana e Armando Sadikut, me këtë të fundit që dyfishoi rezultatin në minutën e 54-t, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Për Alioskin ky ishte goli i 15 në kampionat, ndërkohë që për Armando Sadikun, numri i rrjetave personale shkon në 7.
Fitorja e mban Luganon në vendin pestë në kuotën e 40 pikëve. Skuadra e Paolo Tramezzanit mban ende gjallë shpresat për një vend në Ligën e Evropës, pasi vendi i katërt është vetëm 3 pikë larg.