Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve për të rinj, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e tij Salzburg U-19 shënoi fitore të madhe ndaj Barcelonës U-19, dhe kështu skuadra austriake fitoi të drejtën që të gjendet në finale, ku do të ballafaqohet me Benficën.
Ndërkohë, sulmuesi shqiptar ka futur në ‘luftë’ disa kombëtare. Austria, Gjermania dhe Kosova kanë shprehur interesim për Berishën, por ai mund të luajë edhe për Kombëtaren shqiptare.