Sonte në Erfurt të Gjermanisë do të zhvillohet meçi ndërmjet boksierit shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi si dhe Arthur Abraham, shkruan albinfo.ch.
Ky meç është i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme dhe nëse Krasniqi shënon fitore, atëherë do të ketë mundësinë që të luftojë për titullin e botës në kategori më të larta.
Meçi do të zhvillohet rreth orës 22:30, ku boksieri shqiptar pret përkrahjen edhe të tifozëve shqiptarë që e kanë përkrahur maksimalisht deri më tani.
Salla ka kapacitet prej 6 mijë shikuesve, ku një numër i madh i tyre pritet të jenë shqiptarë.