Pas shumë sukseseve në skenën ndërkombëtare dhe shumë çmimeve të fituara, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka paralajmëruar albumin e saj të ri, njofton albinfo.ch.
Albumi do të përmbajë 17 këngë, kurse zyrtarisht do të dalë në treg më 2 qershor dhe po pritet me interesim të madh.
Këngëtarja e njohur ka publikuar edhe në “Facebook”, listën e këngëve që do t’i ketë ky album, derisa sot publikohet kënga e re, që është bashkëpunim me artistin amerikan Migeul.
Lipa gjithashtu këtë vit ka mbajtur një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, që ka qenë shumë i suksesshëm.