Për këtë iniciativë, SVP-UDC ka zhvilluar një fushatë shumë të kushtueshme. Pjesë të fushatës kanë qenë edhe fjalitë denigruese për kosovarët.
Iniciativa “Ndal imigrimit masiv” e partisë SVP-UDC, me 120 mijë nënshkrime, ka plotësuar dhe tejkaluar numrin e firmave të nevojshme për tu konsideruar iniciativa e rregullt.
Sipas sekretarit të kësaj partie Martin Baltisser, listat e nënshkrimeve së pari do të rishikohen e pastaj, në fillim të vitit 2012, do të dorëzohen në Zyrën Federale për procedim të mëtejmë.
Për këtë iniciativë, SVP-UDC ka zhvilluar një fushatë shumë intensive dhe të kushtueshme në të gjitha mediet dhe përmes pllakateve e afisheve nëpër të gjitha vendet e frekuentuara të qyteteve dhe fshatrave zvicerane.
Pjesë e fushatës ka qenë edhe fjalia denigruese për kosovarët që “therin zviceranët”.
Teksti i iniciativës kërkon që të kufizohet numri i lejeve të qëndrimit të të huajve në Zvicër.