Më 20-23 prill në Varshavë të Polonisë do të mbahet Kampionati Evropian i xhudos, ku do të marrin pjesë edhe xhudistët nga Kosova, njofton albinfo.ch.
Në mesin e tyre do të jetë edhe Majlinda Kelmendi. Xhudistja pejane shpreson që për herë të tretë të shpallet kampione e Evropës. Ajo është edhe kampione e dyfishtë e botës dhe një herë fituese e medaljes së artë olimpike.
Mediat ndërkombëtare e kanë favorizuar në masë të madhe Majlindën dhe vetëm ndonjë befasi mund të bëjë që ajo të mos fitojë medaljen e artë.
25-vjeçarja është e para në renditjen e përgjithshme botërore dhe ndër xhudistet më të mira në botë.