Tashmë shumë sportistë nga diaspora po i bashkohen Kosovës në sporte të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Leunita Gashi edhe zyrtarisht i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në hendboll. Ajo është vetëm 19-vjeçare dhe aktivizohet në rolin e portieres. Gashi luan në skuadrën elitare suedeze, Lugi.
“Leunita është e gjatë 173 cm, dhe shquhet për mbrojtje të forta sidomos nga pozita anësore ku është thuajse është e pamposhtur”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
“Duhet theksuar se Leunita do të jetë pjesëmarrëse edhe e ‘EURO 2017’ për grupmoshën U-17 në kuadër te Divizionit B që zhvillohet nga data 28 korrik deri më 7 gusht 2017 në Shkup.