Besart Berisha përveç golave dhe rekordeve po fiton çmime në Australi, duke u shpaguar për sukseset e deritanishme, shkruan albinfo.ch.
Berisha ditë më parë ka arritur në shifrën e 100 golave në Kampionatin australian.
Ai ka shënuar 19 gola këtë sezon në garat e rregullta dhe së bashku me Jamie Macleren të Brisbane Roar, madje ky i fundit humbi edhe një penallti.
Kështu dy sulmuesit përfunduan sezonin me 19 gola. Për Berishën kjo ishte hera e dytë që fiton këtë çmim. Herën e parë e kishte fituar më 2012, po ashtu shënoi 19 gola.