Shqipëria gjithnjë e më shumë po rekomandohet të vizitohet nga faqe te ndryshme ndërkombëtare.
Bukuritë në Shqipëri, por edhe çmimet e lira janë disa nga arsyet për të vizituar Shqipërinë.
Shqipëria është njëra nga gjashtë vendet e preferuara nga “Galileo” për t’u vizituar, madje, qëndron në pozitën e parë. Shqipëria është përshkruar si një sekret i pazbuluar, derisa nuk iu rëndon shumë portofolin, përcjell albinfo.ch.
Greqia, Kroacia, Portugalia, Mali i Zi dhe Bullgaria janë pesë vendet tjera, kurse Shqipëria qëndron në pozitën e parë.
Shqipëria është tokë e pazbuluar dhe nuk ka shumë turistë. Kjo e bën atë një destinacion të përsosur për të kaluar pushimet, pa grupe të mëdha të njerëzve. Gjithashtu edhe çmimet janë shumë të arsyeshme.