Shqipëria ka marrë pjesë në evenimentin e Clark University Gala, duke u përfaqësuar me studentë amerikanë dhe shqiptarë.
Koreografinë e ka realizuar Iva Hoxha, derisa studentët janë prezantuar me muzikë nga Vallja e Rugovës dhe këngën “Shqip Dance”, shkruan “kultplus”.
Iva Hoxha ka treguar se në Amerikë ka shkuar në moshën 15-vjeçare, derisa vallëzimin e ka mësuar nga gjyshi i saj, përcjell albinfo.ch.
“Nuk e dija anglishten kur kam ardhur në Amerikë, prandaj mënyra ime e komunikimit me njerëzit ka qenë përmes vallëzimit”, është shprehur ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=Iiin8PgQAho
https://web.facebook.com/teamalbanians/videos/1358757030848464/