Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku po shkëlqen për Luganon në Superligën zvicerane, kurse në vjeshtë kishte shkëlqyer me Zurichun në Ligën e Parë, njofton albinfo.ch.
Sadiku po udhëheq Luganon me gola dhe së shpejti pritet të marrë pasaportën bullgare dhe nuk do të llogaritet si lojtar ekstra komunitar.
Edhe presidenti i Luganos, Angelo Renzetti, është i vetëdijshëm për këto fakte. “Ne kemi vetëm 25% të kartonit të tij dhe do të jetë e vështirë për ta mbajtur edhe në të ardhmen. Shpresojmë që të mund të fitojmë diçka nga largimi i tij në ndonjë skuadër tjetër”, është shprehur Renzetti.
Nga skuadra mund të largohet edhe shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Alioski. Trajner i Luganos në pranverë është emëruar Paulo Tramezzani, i cili ndihmës-trajner në Kombëtaren shqiptare.