Vëllezërit Kuqi, Shefkiu dhe Njaziu, janë shumë të njohur në Finlandë dhe kanë lënë gjurmë në futbollin finlandez, njofton albinfo.ch.
Shefkiu, i cili ka luajtur edhe në Premierligën angleze është trajner i skuadrës finlandeze, Inter Turku.
Kjo skuadër e nisi me fitore bindëse kampionatin finlandez, duke fituar 6:2 ndaj Rovaniemit, në xhiron e parë.
Vëllai i tij, Njazi Kuqi shënoi tre gola në këtë përballje. Ai dy gola shënoi në pjesën e parë, kurse një në atë të dytë.