Ajo mund të jetë protestuesja më e moshuar në botë që ka marrë në dorë dozën e spray-t dhe ka shkruar grafite. Bëhet fjalë për aktivisten paqësore nga Berna, Louise Schneider 86 vjeçe, e cila në muret e Bankës Nacionale të Zvicrës ka shkruar “Paraja për armë, vret”, shkruan albinfo.ch. Këtë parullë ajo e ka shkruar në emër të lëvizjes GSoA (Grupi për një Zvicër pa Ushtri).
Mediat kanë dhënë pamje edhe nga arrestimi i aktivistes, që është bërë menjëherë pasi ka shkruar grafitin.
Pamja e plakës aktiviste ka bërë jehonë edhe në mediat botërore, të cilat, fotografisë së saj i kanë dhënë hapësirë të madhe.
