Pa u përfunduar autostrada Vërmicë-Merdarë, duket se nuk do të ketë autostradë që e lidh Prishtinën me Shkupin.
Kështu ka thënë një diplomat ndërkombëtar në Kosovë nismën e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar autostradën e re Prishtinë-Shkup.
Ai ka argumentuar përse nuk duhet të investohet në korridorin e ri që e lidh Kosovën me Maqedoninë, shkruan Express.
Sipas tij shteti i Kosovës nuk është në gjendje t’i rrezikojë marrëdhëniet me institucionet financiare ndërkombëtare për përmbushjen e premtimeve politike pa analiza të mirëfillta.
Për projektin e ri thotë se e përkrah vetëm pas një analize të mirëfilltë teknike dhe financiare.
Pak a shumë ngjashëm mendon edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.
Ministri Hamza, pranon se njëherë për njëherë nuk ka pare në buxhet për këtë projekt.