Futbollisti nga Kosova, Bersant Celina është njëri nga lojtarët kyç në skuadrën e tij Twente. Ai është i huazuar nga skuadra e madhe angleze, Manchester City, shkruan albinfo.ch.
Celina në ndeshjen e fundit, derbi ndaj PSV-së, ka asistuar dhe ka shënuar në minutën e 92-të për 2:2. Kjo ishte një pikë e vlefshme për skuadrën e tij, derisa ndali skuadrën kundërshtare që po lufton për titullin e kampionit.
Ky ishte goli i pestë i Celinës në kampionatin holandez. Ai është pjesë e rëndësishme në Përfaqësuesen e Kosovës.