Një kamion ka hyrë në një grumbull njerëzish në Stokholm, Suedi dhe ka vazhduar më tutje drejt qendrës tregtare. Policia e Stokholmit vërteton se janë identifikuar së paku dy viktima nga ky sulm dhe disa të lënduar.
Tash për tash nuk dihet prapavija e këtij sulmi. Autoritetet suedeze nuk e përjashtojnë që të jetë sulm iu qëllimshëm. Dëshmitarët e rastit kanë deklaruar për gazetarët se njerëzit kanë ikur në panik nga vendi i sulmit.
Kryeministri suedez Stefan Löwfen ka thënë një konferencë për media se gjithçka flet për një sulm terrorist.
Sipas mediave lokale policia ka bllokuar selinë e Qeverisë, ndërtesën e Parlamentit dhe Pallatin Mbretëror.