Baseli dhe Sioni do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Zvicrës. Basel ka eliminuar Winterthurin, derisa Sioni skuadrën e Luzernit Ndeshja finale e Kupës së Zvicrës në futboll do të zhvillohet ndërmjet Baselit dhe Sionit, shkruan albinfo.ch.
Baseli në gjysmëfinale ka eliminuar Winterthurin me rezultat 3:1, në një ndeshje ku Taulant Xhaka nuk ishte as në bankën rezervë. Ndërkohë, Sioni ka mundur Luzernin vetëm në penallti për të siguruar finalen e madhe. Koha e rregullt dhe ajo shtesë kanë përfunduar pa gola, derisa në 11-metërsha futbollistët e Sionit ishte më të suksesshëm duke fituar 6:5 dhe tashmë në finale do të ballafaqohen me Sionin.
Për Luzernin nga pika e bardhë i saktë ishte mesfushori nga Kosova, Hekuran Kryeziu.