Autoritetet e ndjekjes penale të kantonit Schwyz të Zvicrës kanë gjetur në Serbi dy piktura të vjedhura më parë në Zvicër. Më saktë, nga 6 shkurti i vitit 2008 ishin zhdukur nga Qendra Kulturore Seedam e Pfafikonit të këtij kantoni dy piktura të piktorit të madh Pablo Picasso.
Siç njofton magazina televizive “10vor10” e transmetuesit publik sf1, prokuroria e përgjithshme e Schwyz-it është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet serbe dhe ka negociuar me to kthimin në Zvicër të pikturave të shtrenjta.
Picasso: “Tete de Cheval”
Dy pikturat e vjedhura dhe tashmë të gjetura janë “Verre et pichet” dhe “Tete de Cheval”, të cilat në Qendrën Kulturore të Pfäffikonit kishin ardhur si huazim nga muzeu “Sprengel” i Hanoverit të Gjermanisë. Vlera e tyre është 4.8 milionë frang.
Prokuroria nuk ka ofruar të dhëna rreth kryesve të mundshëm të vjedhjes