Në fjalën e tij në konferencën e organizuar për 20-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Topi theksoi se vetëm duke vepruar me përgjegjësi politika do të vihet në funksion të qytetarit dhe do t`i shërbejë interesave të vendit.
“Ne kemi një popullsi të re në moshë dhe ata meritojnë të dëgjohen dhe të respektohet vullneti i tyre. Sot Shqipëria është në NATO dhe aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian prandaj për ne kërkohet një sjellje e re në politikë” ka theksuar Topi.
Sipas presidentit Topi politikanët shqiptarë shpeshherë përdorin retorika të cilat nuk janë në përputhje me standardet demokratike.