Mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj është gjithmonë për skuadrën e Bundesligas, Inglolstadt. Skuadra e tij fitoi 2:1 ndaj Mainzit, derisa goli i fitores erdhi nga mbrojtësi shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Hadërgjonaj në minutën e 73-të deshi të harkojë, por topi përfundoi në rrjetë, derisa as ai vetë nuk po besonte se shënoi një gol të çmenduar.
Madje, goli i tij po konsiderohet si më i miri i javës në elitën e futbollit gjerman. Kjo fitore i ndihmoi shumë skuadrës së tij në luftën për mbijetesë.
Kujtojmë që Florenti ende nuk ka vendosur se për cilën Kombëtare do të luajë, Zvicrën apo Kosovën.