Ka vdekur mbrëmë, Steve Jobs, themelues dhe udhëheqës shumëvjeçar i koncernit të madh të kompjuterëve Apple. Jobs po vuante prej më se dy vitesh nga kanceri.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.
Apple, në faqen e saj të internetit, ku njofton për vdekjen e themeluesit të saj shkruan: “Ndërmarrja ka humbur një vizionar dhe një gjeni kreativ, bota ka humbur një njeri fasinues.
Apple, e drejtuar nga Jobs, ka prodhuar dhe futur në treg kompjuterët mac, pastaj iPod-ët, iPhon-ët dhe së fundi kompjuterët tabletë iPad.
Jobs kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryeshef nga fundi i gushtit, me ç`rast për trashëgimtar kishte zgjedhur bashkëpunëtorin e tij Tim Cook.