Vitet janë vetëm numra për Roger Federer. Ai është si vena. Sa më i vjetër, aq më i mirë.
Së fundi tenisti zvicerane ka mundur rivalin e tij, Rafael Nadal në turneun e ‘Miami Open’, duke dëshmuar se është në top-formë përkundër se është 35-vjeçar, shkruan albinfo.ch.
Ai fitoi 2:0 në sete për të fituar këtë turne të rëndësishëm. Më herët gjatë këtij viti kishte fituar edhe “Australian Open” dhe “Indian Wells”.
Zvicerani nuk e ka ndërmend të ndalet dhe duket larg pensionimit me formën e lartë që po e kalon.