Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale pas nënshkrimit të marrëveshjes Bashkëpunimi me GIZ, do të dërgojë së paku 360 punëkërkues që merren me përpunimin e tekstilit në Gjermani, raporton albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë i ministrit Abrashi
Javën e kaluar nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA
Kjo nënkupton që MPMS do të dërgoj për praktike në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit.
Praktika do të zgjasë 6 muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta.
Ftohen të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara, që nga nesër të aplikojnë për këtë mundësi.
Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjashme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj.